Së fundmi është përfolur se Xhemi mund të jetë shtatzënë, pas një postimi të Arbanës. Moderatorja postoi një foto me mikeshën e ngushtë duke shkruar se Xhemi i ka dhënë sot dhuratën e Krishtlindjeve.

Shumica prej ndjekësve aluduan se Xhemi është shtatzënë e sipas tyre ky lajm i bukur është dhurata që i ka bërë Arbanës.

Xhemi ka reaguar mbrëmë për herë të parë pas këtyre lajmeve. Në foton e postuar në Instagram, dikush e pyet: "Je shtatzënë?"

"Kështu thonë", i përgjigjet Xhemi duke lënë të kuptohet se janë vetëm thashetheme.


