Nga Shqipëria / E Enjte 24 Dhjetor 2020, 15:03

Saimiri e eliminoi, Vivien tregon pse e puthi publikisht

Të hënën në "Love Story", Saimiri zgjodhi të eliminonte Vivienin. Dyshja patën dhe një debat të ashpër në studio, i cili u pa si arsyeja e vendimit të Princit Modern. Në "Daily Love Story" Saimiri tregoi se e ka larguar Vivienin pasi ajo nuk ishte vetëvetja dhe jo për shkak të debatit.

Ndërkohë Vivieni në një intervistë për “Daily Love Story” tregoi pse zgjodhi ta puthte Saimirin që në natën e parë të spektaklit.

“Unë nuk ika shumë shpejt, mendoj që ika fiks në momentin e duhur sepse as unë nuk po duroja situatën që ishte krijuar. Faktikisht unë kisha ardhur për Saimirin, me Saimirin nuk kisha kontakt, gjë tjetër nuk më shtynte që të vija, përveçse gocave që i dua shumë.

Puthja ime ishte një baçio stampa. Nuk është se ishte një gjë shumë e madhe. Unë thjesht doja të bëja diçka që të bija në sytë e Saimirit dhe rashë në sytë e Saimirit. Atë që desha e arrita dhe filloi dhe mbaroi ashtu siç doja. M’ka pa zoti.", u shpreh Vivieni.