Nga Shqipëria / E Enjte 24 Dhjetor 2020, 14:02

'Bij ku*vash', prisnit drogë në autopsi', shpërthen vajza e Maradonës

Shumë njerëz e lidhën vdekjen e Maradonës me drogën, por në fakt autopsia e kryer në trupin e tij përjashtoi përdorimin e alkoolit apo drogërave në ditët e fundit të jetës. 

“El Diez” kishte probleme kardiake dhe nuk i është dhënë asnjë ilaç për zemrën gjatë kurimit. 

Giannina, një nga vajzat e Maradonës, ka bërë një reagim të fortë në Twitter.

“Të gjithë bijtë e ku***** prisnin që autopsia e babait tim të konfirmonte konsumimin e drogës, marijuanës dhe alkoolit. Unë nuk jam doktoreshë, por ai dukej disi i fryrë në momentet e fundit. Zëri i ishte bërë robotik, nuk ishte zëri i tij. Po largohej nga kjo botë dhe unë po luaja nga mendtë e kokës“, shkruan Giannina.