Nga Shqipëria / E Enjte 24 Dhjetor 2020, 10:10

Zbulohet rasti i parë me variantin britanik të Covid në një tjetër shtet

Varianti i ri i koronavirusit që u zbulua në Britani është shfaqur edhe në Singapor. Autoritetet shëndetësore kanë zbuluar një rast në vend.

Ndërkohë ekspertët kanë frikë se mutacioni i ri mund të përhapet edhe në vendet e tjera aziatike. Pyetja nëse do të ketë kufizime midis vendeve, si në Evropë, me përhapjen e mutacionit në Azi ende nuk ka një përgjigje.

Mutacioni i ri deri më tani është gjetur në Holandë, Belgjikë, Afrikë të Jugut, Itali, Ukrainë, Australi dhe Singapor.


Catherine Smallwood, nga Organizata Botërore e  Shëndetësisë që punon në Evropë, njoftoi se i njëjti koronavirus i mutuar në Mbretërinë e Bashkuar u gjet në nëntë raste në Danimarkë dhe një rast në Austri dhe Holandë.