Mbrëmjen e sotme ishte nata finale e edicionit 59-të të "Festivalit të Këngës", në moderimin e Jonida Vokshit dhe Blendi Salajt.

Fituese e festivalit u shpall këngëtarja Anxhela Peristeri, me këngën e titulluar "Karma". Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Çmimin e dytë e mori kënga "Kam me t'ba me kajt" nga Sardi Struga, ndërsa vendin e tretë e mori Festina Mezina me "Kush je ti dashuri".




