Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Dhjetor 2020, 22:10

Prindër për herë të parë, Ledri dhe Sara marrin këtë hap për vajzën e tyre

Me datë 14 dhjetor, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin shumë të veçantë: Poem Blu.

Ditën e sotme Ledri ka ndarë në profilin e tij të Instagramit një foto shumë të ëmbël me vogëlushen. Në foton në fjalë, reperi shihet duke e shëtitur me karrocë.

Ai i ka bërë tag Poem Blu-së, duke bërë të ditur që i kanë hapur që tani një llogari në Instagram.