Pas daljes nga "Përputhen", shumë konkurrentë kanë vazhduar miqësitë e takimet me njëri-tjetrin. Një ndër to është edhe Shqipja me Erjonin, të cilët janë parë shumë të afërt kohët e fundit.

Ka qenë Erjoni që ka publikuar një video teksa puthet e përkëdhelet me Shqipen, ç'ka nxitur thashethemet se mes tyre mund të ketë diçka.
View this post on Instagram
Ndoshta mes dyshes ekziston vetëm shoqëri, por kjo mbetet për t'u zbuluar.

Kujtojmë që Shqipja deklaroi se i ka dhënë fund etapës së "Përputhen".

"Çdo gjë që ju premtova e nxorra, ju thashë që të gjithë janë fallco dhe dyfytyrsha dhe këtë e tregova me fake dhe jo me fjalë. Askush nuk mund ta mbulojë të vërtetën me gëneshtër pa patur prova. Kam shumë gjëra të tjera për të nxjerr, por këtë kapitull e mbyll këtu", shkruante Shqipja.





