Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Dhjetor 2020, 14:02

U bë nënë për herë të parë, zbulohet emri i veçantë që Shkurte Gashi i vendosi djalit

Dy ditë më parë këngëtarja shqiptare, Shkurte Gashi, u bë nënë për herë të parë. Shkurtja solli në jetë një djalë, por ashtu si lajmin e shtatzënisë, edhe lajmin e lindjes e mbajti të fshehtë.

Kanë qenë të afërmit e këngëtares që kanë zbuluar detaje pas lindjes. Shkurtes dhe vogëlushit i kanë organizuar një festë të madhe mikpritëse në shtëpi. 

Gjithashtu është zbuluar se këngëtarja i ka vendosur djalit emrin e veçantë Mal.