Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Dhjetor 2020, 10:10

Sara dhe Ledri sjellin foton e parë familjare me Poem Blu-në

Pak ditë më parë Ledri dhe Sara u bënë prindër për herë të parë dhe nuk na i kursyen fotot e të voglës, por as emrin duke i zbuluar në rrjete sociale menjëherë. Çifti i vendosi vogëlushes emrin Poem Blu, një emër shumë i veçantë.

Së fundmi Sara dhe Ledri kanë bërë një shëtitje me vogëlushen dhe kanë realizuar pozën e parë familjare. 

Çifti shfaqen të dy të veshur me të zeza dhe sportiv, teksa Ledri shihet duke shtyrë karrocën.

Kujtojmë që Poem Blu u mirëprit shumë ëmbël në shtëpi me tollumbaca që mbanin emrin e saj dhe një tortë me trëndafila roza, karrocë dhe një kukull bebe.