Prej kohësh marrëdhëniet mes Xhensila Peres dhe Alesia Bamit nuk kanë qenë aspak të mira. Dy vajzat kanë thumbuar njëra-tjetrën publikisht shpeshherë dhe duket se sherri mes tyre vazhdon.

E ftuar në "Why not", së fundmi Xhensila u pyet se çfarë do bënte nëse do të ishte në një shtëpi me Alesian dhe modelja u përgjigj se do ta fuste në dietë duke i dhënë dhe një këshillë që t'i mirëpresë kritikat.

“Do ta fusja në dietë. Do ta futja te rruga e missit që ka filluar dikur 14-vjeç. Do ta mësoja si vajzën time se në fund të fundit është pak e vogël, që të mirëpresë kritikat sepse ato të rrisin e dashur Alesia”, tha Xhensila.
