Nga Shqipëria / E Martë 22 Dhjetor 2020, 19:07

Sindi përmend seksin, Melisa dhe Mevlani e sulmojnë: A e dëgjon se çfarë po thua?

Një pyetje e Sindit në takimin me Atdheun ndezi debatet në studio sot në "Përputhen".

“Sa i dhënë je pas seksit dhe a je i gatshëm të presësh?”, e pyeti Sindi-Atdheun.

“Normal, që pres, nuk është se jam ekstrem në këtë pikë, 50 përqind ka rëndësi për mua”, i tha Atdheu.

Debati në studio:

Mevlani: A mendon se e ça thua ndonjëherë, bien në sy ato se ça thua, nisu nga vetja para se të thuash ndonjë gjë.

Melisa: Ti po përpiqesh të bëhesh një kopja ime e vogël, mua më ka ofenduar, ndërsa tani flet vetë si unë dhe mjaft fole për seksin. Ti kërkon të marrësh vëmendjen time gjithë kohën

Sindi: Nuk flas me ty

Melisa: Po pra, po merresh vetëm me mua

Sindi: Je e papërfillshme për mua

Melisa: Po pra dhe gjithë kohën vetëm mëson nga unë

Sindi: Ti nuk di as të debatosh me mua, por largohesh nga skena

Melisa: Si unë po flet, të njëjtat pyetje që bëj unë

Sindi: Nuk matem me ty

Melisa: Normal që jo, se një pëllëmbë je