Nga Shqipëria / E Martë 22 Dhjetor 2020, 19:07

Pas thumbave e kunjave publike, Tayna dhe Dafina bëjnë veprimin që i jep fund tamam miqësisë

Prej kohësh është përfolur se Tayna e Dafina e kanë prishur miqësinë e tyre. Mes dy këngëtareve nuk kanë munguar thumbat e kunjat publike. 

Për më tepër ato nuk e mbështesin më njëra-tjetrën për projektet e reja.

Madje u tha se Tayna kur ishte e ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit “Gjoni Black”, bëri një “diss” për Dafinën dhe kundërpërgjigje ndaj këngës së saj “Zili zili”.

Freestyle i Taynës: "Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”

Ndërsa Dafina në "Zili zili" këndon: Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mun dashni me dhon kur n’zemrën tane ki veq zili zili.

Ndërkohë sot vajzat duket se i kanë dhënë tamam fund miqësisë. "Iconstyle" ka vënë re se dy këngëtaret kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami.