Nga Shqipëria / E Martë 22 Dhjetor 2020, 14:02

Kur do të vijë vaksina anti-Covid në Shqipëri? Përgjigjet Rakacolli

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, dhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar në studion e ABC me Juli Xhokaxhi,  tha se vaksina do të jetë në vend në tremujorin e parë të 2021.

“Nuk kemi një datë të saktë. Do të jetë brenda 3 muajshit të parë të vitit 2021. Vaksina nuk do të jetë e detyruar dhe do të jetë falas”, tha Rakacolli.

E pyetur nëse duhet ta bëjnë vaksinën personat që e kanë kaluar virusin, Rakacolli tha se për këtë ka dy këndvështrime.

“Në ato që ne diskutojmë ka qëndrime të ndryshme. Ka shkolla që thonë se nuk ke nevojë ta bësh, por ka edhe shkolla të tjera që rekomandohet pas një periudhe si 6 muaj apo më pas”, tha Rakacolli.