Nga Shqipëria / E Martë 22 Dhjetor 2020, 10:10

15 vite bashkë, Albani dhe Bieta zbulojnë sekretin e raportit të tyre

Bieta dhe Albani kanë 15 vite bashkë dhe janë një nga çiftet më të dashur për publikun. Në një intervistë për revistën "Living", ata kanë zbuluar sekretin e tyre duke treguar se nuk e shohin njëri-tjetrin në raportin “burrë-grua”, por janë ende të dashur.

Bieta tregon se në punë nuk flasin kurrë për biseda shtëpia dhe në shtëpi nuk flasin për punën.

“Ka një sekret pse e ruajmë këtë raport njësoj si para 15 vitesh. Unë Bietën nuk e kam grua, por të dashur. Ne jemi të dashur. Ka edhe një sekret tjetër. Në punë nuk kemi bërë kurrë biseda shtëpie dhe në shtëpi nuk bëjmë biseda pune”.