Mbrëmjen e sotme Saimiri i "Love Story" u përfshi në një debat të ashpër me një ndër konkurrentet, Vivienin. Gjithçka nisi nga një deklaratë e saj, e cila u shpreh: "Nuk jemi këtu për t'u tallur!"

Vivien nuk e priti aspak mirë takimin e Saimirit me Suelën, pasi dyshja kishin shkëmbyer dhe puthje. Njëjtë siç kishte bërë dhe me Silvanën javën e shkuar. Konkurrentja tha se vajzat duhet të merren më seriozisht nga Saimiri.

Reagimi i saj nuk u prit aspak mirë nga Princi Modern, i cili i tha se ajo ka qenë e para që e ka puthur dhe madje pa dëshirë. Po ashtu u shpreh se po të donte mund të largohej nga "Love Story". Vivien qëndroi, mirëpo në fund të emisonit ishte Saimiri ai i cili nuk i dha një trëndafil duke e eliminuar.
