Në puntatën e sotme të "Love Story" u transmetua takimi ndërmjet Suelës dhe Saimirit. Dyshja kishin realizuar një takim shumë romantik, me përkëdhelje dhe puthje, çfarë nuk u prit aspak mirë nga vajzat e tjera në studio.

Saimiri u përfshi në një debat me Vivienin, e cila u shpreh se vajzat duhet të merren më seriozisht nga ai. Mirëpo Princi Modern iu kthye se ajo nuk është e duhura për të folur për këtë, pasi e ka puthur e para dhe pa dëshirë.
Pjesë nga biseda në studio:
Vivien: Ne nuk po tallemi këtu. Besoj se secila nga vajzat duhet të merret pak seriozisht nga ana e Saimirit. Nuk jemi për tu tallur këtu.
Dashuria është ndjenja më e bukur në jetë, nuk është aventurë televizive. Nuk kam ardhur për aventurë mediatike, nuk më intereson fare. Saimiri nuk është një trofe që ne duhet të marrim në fund.
Saimiri: Po çuditem që kjo ankesë vjen nga Vivien kur ajo ishte e para që më puthi mua pa dashur unë fare.
Vivien: E bëra për ty por edhe për veten time
Saimiri: Për mua një puthje nuk do të thotë asgjë. Nëse nuk të pëlqen mund të ikësh nga programi kur të duash.
