Mbrëmjen e sotme ishte nata e 6-të e spektaklit Love Story. Në ekran u transmetua takimi privat i Saimirit me Suelën.
Dyshja kishin kaluar një takim romantik, një shëtitje në mal, me puthje dhe përkëdhelje. Pas puthjes, Suela shfaqi shenja xhelozie dhe u shpreh se nuk i pëlqen që Saimiri puth një herë njërën dhe një herë tjetrën.
Pjesë nga biseda në studio:
Saimiri: I ke buzët shumë të ëmbla. Nuk ngopem. Kam qejf të të puth gjithë ditën.
Suela: Nga ato cëk-cëk që ke bërë ti, vetëm kjo është më e mira mendoj unë. Cëk Cëk se puthje s’janë ato.
Saimiri: Je xheloze ti?
Suela: Po ti mezi po e pret të puthesh me gocat e tjera apo çfarë?
Saimiri: Jo mezi po e pres por gjëra që ndodhin, lindin…
Suela: Po tani të gjitha të lindin ty, puthu me njërën, puthu me tjetrën
Saimiri: Thuaj që je xheloze, shprehu
Suela: Normal që bëhem xheloze, se s’më pëlqen të të shoh ty të puthesh njëherë me njërën, njëherë me tjetrën. Tani me të gjitha gocat njësoj ndjen ti? Nuk dua të flasim fare për vajzat e tjera dhe nuk dua të ketë më puthje.
