Nga Shqipëria / E Hënë 21 Dhjetor 2020, 21:09

Vjen në jetë vajza, këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi është bërë nënë për herë të parë. Burime për "Rtv21" kanë bërë të ditur se ajo ka sjellë në jetë një vajzë.

Shkurte nuk ka reaguar ende rreth lajmit të ëmbël, pasi ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private.

Këngëtarja e ka shijuar larg vëmendjes së publikut dhe mediave periudhën e shtatzënisë.