Nga Shqipëria / E Hënë 21 Dhjetor 2020, 20:08

Shqipja kapet keq me autoren e 'Përputhen' dhe i nxjerr regjistrimet: Aty brenda është show

Pak ditë më parë, në një intervistë për "Prive", ish-konkurrentja e "Përputhen", Shqipe Hysenaj deklaroi se ka ende bomba për të plasur rreth këtij programi. Ajo tha se ka regjistrime dhe biseda të tyre.

Shqipja e ka mbajtur fjalën dhe sot ka publikuar një regjistrim të autores së "Përputhen", Olsa Muhametit, në rrjete sociale. Në audion e publikuar dëgjohet Olsa duke folur me Erjon Gecën (një tjetër ish-konkurrent).

"Ti e di shumë mirë që aty brenda është show", shprehet autorja e "Përputhen". "Bravo Olsa ke folur të vërtetën, tani fute Anën të thotë historinë e saj të dhimbshme", ka shkruar Shqipja krahas postimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @vipvideooos