Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fluturim për në Los Angeles. Një pasagjer ka humbur jetën në avion nga Koronavirusi.
Para se avioni të nisej, burri ishte parë nga pasagjerët aty pranë duke u dridhur, duke djersitur dhe me veshtirësi në frymëmarrje. Gjendja e tij është përkeqësuar teksa ndodheshin në fluturim, për këtë arsye kapiteni ka kryer një ulje emergjente në News Orleans.
Gruaja e tij ka pranuar se i shoqi ishte testuar pozitivisht për Koronavirus, që do të thotë se ai ka gënyjer gjatë kontrollit. Burri kishte humbur shijen dhe nuhatjen.
Pas vdekjes së pasagjerit, vendi i tij është pastruar dhe aeroplani Boeing 737-900, me kapacitet për 179 persona, ka vazhduar udhëtimin e tij për në Los Angeles.
Pasagjerët e tjerë kanë shprehur zhgenjimin e tyre me linjën ajrore në rrjete sociale. "A mund të pyes si e lini dikë me Covid të udhëtojë?", "Ai po dridhej dhe djersitej duke hipur në avion. Dukej qartë që ishte sëmurë dhe pastaj vdiq në mes të fluturimit. Ne patëm një ulje emergjente në News Orleans dhe më pas as nuk ndryshuam avion", "Ne të gjithë u ulëm atje për orë të tëra duke pritur ndërsa ju pastronit gjakun dhe mikrobet me peceta të lagura. Kështu e trajtoni sigurinë dhe shëndetin e njerëzve?", janë shprehur pasagjerët.

Burimi: "Daily Mail"
