Një vit pas ndarjes së tyre të bujshme, çifti i njohur i showbizit, këngëtari italian Eros Ramazzotti dhe modelja Marica Pellegrinelli janë kthyer sërish bashkë për të jetuar nën të njëjtën çati.

E përjavshmja italiane “Ki", shkruan se këngëtari 57-vjeçar dhe modelja 25 vjet më e re kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët duke lënë pas ndarjen.

Burimet i thanë revistës italiane se ende jetojnë në dhoma të ndara, por asgjë nuk është e sigurt.

Ramazzotti dhe Pellegrinelli u martuan në vitin 2014 dhe jetuan së bashku për gati 10 vjet. Ata janë prindër të një vajze dhe një djali.




