Në një intervistë për revistën "Living", çifti shumë i dashur për publikun, Bieta dhe Albani kanë zbuluar sekretin e tyre duke treguar se ata nuk e shohin njëri-tjetrin në raportin “burrë-grua”, por janë ende të dashur. Bieta tregon se në punë nuk flasin kurrë për biseda shtëpia dhe në shtëpi nuk flasin për punën.

“Ka një sekret pse e ruajmë këtë raport njësoj si para 15 vitesh. Unë Bietën nuk e kam grua, por të dashur. Ne jemi të dashur. Ka edhe një sekret tjetër. Në punë nuk kemi bërë kurrë biseda shtëpie dhe në shtëpi nuk bëjmë biseda pune”.

Familja Dudushi duket e plotësuar me Albanin, Bietën, Joellen, Kroin dhe shokun më të mirë të Kroit, qenushin Charlie, por ata kanë zbuluar se kanë plane që ky portret të zgjerohet me një të gjashtë.

Bieta shprehet se ka shumë dëshirë që të kenë edhe një fëmijë tjetër dhe mendon se do të jetë djalë.

“Madje do të kisha dashur tre fëmijë, por meqë e kemi nisur vonë, i them Albanit, po e bëjmë me hile. E nisim numërimin nga Joelle. Po të mos kisha këtë ngarkesë pune, do ta kisha nisur tani beben e dytë. Do të doja të ishte vajzë, por kam një bindje që do të jetë djalë, sepse e shoh veten nënë djemsh", tha Bieta.



