Nga Shqipëria / E Hënë 21 Dhjetor 2020, 12:12

Pasi na bëri lëmsh me historinë me Anën, Arjoni kapet mat në vaskë me modelen e njohur

Arjoni i "Përputhen" ka qenë në vëmendje të mediave së fundmi pas publikimit të fotove me Anën në shtrat. Arjoni deklaroi se ai ishte dashuruar me Anën, por sipas tij ajo e mashtroi.

Megjithatë pas historisë që bëri zhurmë në rrjet, konkurrenti duket se ka nisur një romancë të re.

Arjoni është fotografuar në vaskë me modelen e njohur dhe shumë seksi, Serena Sula.

Ka qenë vetë Serena, ajo e cila ka publikuar disa foto me Arjonin duke shkruar: "Mua Babagjyshi ma solli dhuratën para kohe".