Nga Shqipëria / E Hënë 21 Dhjetor 2020, 11:11

Brenda ditëlindjes së Kidës, super festë vetëm me vajza dhe dhurata

Këngëtarja e shumë hiteve, Kida ka festuar mbrëmë 23-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, Kida ka organizuar një super festë në shtëpi ku ka ftuar vetëm mikeshat e saj.

Këngëtarja ka publikuar disa foto nga super festa ku vajzat duket se janë kënaqur shumë.

Kida ka zbuluar edhe dhuratat, ku mes tyre dallon edhe dhurata e Lori Hoxhës.

"Faleminderit Zot për një tjetër vit. Shumë falenderuese për secilin prej jush!", shkruan Kida.