Mediat italiane raportojnë se në vend është zbuluar pacienti i parë me variantin e ri të Covid-19, i cili sipas ekspertëve e ka origjinën në Britaninë e Madhe.
Rasti është identifikuar në laboratorët e spitalit ushtarak Celio në Romë. Pacienti ishte kthyer në Fiumicino pas një fluturimi nga Mbretëria e Bashkuar.
Ministria italiane e Shëndetësisë njoftoi se pacienti është izoluar së bashku me familjarët.
Ekspertët e Bashkimit Europian besojnë se vaksinat ekzistuese Covid janë gjithashtu efektive për variantin e virusit të identifikuar në Britaninë e Madhe.
