Nga Shqipëria / E Hënë 21 Dhjetor 2020, 00:12

E lumtur sa më s'ka: Egli merr dhuratën më të bukur nga vjehrra

Partnerja e Olsit, Egli ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën e saj e kjo shihet edhe nga postimet e tyre në rrjete sociale.

Sot Egli ka treguar se vjehrra i ka bërë dhuratë një jastëk me foton e saj e të Olsit.

Egli e ka vendosur menjëherë në shtratin e tyre jastëkun duke i bërë një video, të cilën e ka publikuar dhe e ka falenderuar publikisht vjehrrën.

"Është kaq e bukur"-shkruan Egli duke etikuar dhe mamanë e Olsit.