Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja e njohur e muzikës pop, Ariana Grande ka bërë të ditur se ajo dhe Dalton Gomez janë fejuar.

Ariana ka postuar disa foto me Dalton dhe një foto ku tregon unazën me diamant dhe perlë.

"Përgjithmonë dhe më tej", shkruan këngëtarja krah fotove, ku ka marrë urime të shumta.

Ariana dhe Dalton janë bashkë prej 1 viti.




