Nga Shqipëria / E Diel 20 Dhjetor 2020, 20:08

Publikohet letra e Maradonës: Ja çfarë duhet të bëni me trupin tim pas vdekjes

Legjenda e Napolit, Diego Armando Maradona donte që trupi i tij të balsamohej dhe të ekspozohej në një muze. Kjo është zbuluar nga një letër e nënshkruar nga Maradona më 13 tetor.

Maradona shprehu vullnetin e tij në një letër dërguar avokatit të tij Matias Morla,e cila është botuar nga “The Sun”.

“Pas një analize të thellë dua të shpreh dëshirën time që pas vdekjes time trupi im të balsamoset dhe të ekspozohet në muzeun në fjalë, i rrethuar nga trofetë e mi maksimalë,”, thuhet në këtë letër.

Maradona vdiq më 25 nëntor, pas një arresti kardiak.