Nga Shqipëria / E Diel 20 Dhjetor 2020, 15:03

Tragjike në Tiranë/ 7-vjeçari vret aksidentalisht të atin polic

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë. Një djalë 7-vjeçar ka vrarë aksidentalisht me armë zjarri të atin, efektiv policie në FNSH, 39-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në një bilardo, ku efektivi kishte shkuar së bashku me djalin për të takuar një shok. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Burimi: "Abc News"