Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, kryeministri Rama ka përzgjedhur Bledi Çuçin për postin e ministrit të ri të Brendshëm. Paraditen e sotme, Çuçi ka vizituar familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçari që u vra nga një efektiv policie.
Ai është shoqëruar nga drejtori i SHÇBA-së Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, zv. drejtori Albert Dervishi si dhe drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj.
Burimi: "abcnews.al"
