Geri dhe Ina, çifti i parë i krijuar nga emisioni "Përputhen", i kanë dhënë fund lidhjes. Lajmi u bë i ditur pak kohë më parë ndërsa së fundmi Ina ka zbuluar arsyen.

Lidhja e tyre nuk zgjati shumë pasi dyshja kishin interesa të ndryshme.

"Kishim interesa të ndryshme për të ardhmen", u përgjigj Ina e ftuar në "Shiko kush luan".




