Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Dhjetor 2020, 22:10

Kaloi semaforin me të kuqe, Alketa Vejsiu kërkon falje publike

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Alketa Vejsiu ka kërkuar falje publike pasi pak ditë më parë kaloi semaforin me të kuqe. Alketa tregon se ishte e lodhur dhe nga mungesa e përqëndrimit bëri këtë gabim.

"Mos e ndiqni këtë shembull", shkruan Alketa duke kërkuar ndjesë publike.

"Si shofere nuk jam dhe aq e mire, por si kengetare ne timon e kaloj klasen. Ne trafik ngre volumin dhe kendoj!
Dheeeee pa dashje si para disa ditesh, kaloj ndonjehere me te kuqe semaforin!
Alketaaaaaa mos kalo me te kuqe Alketaaaaa! 
Ps. Ne nje story duke kenduar para pak diteve kam dhene nje shembull te gabuar duke kaluar me te kuqe, mos e ndiqni kete shembull. Mungesa e perqendrimit, lodhja. Ne pergjithesi per kete arsye do preferoja shoferin, por e kam shume qejf ta ngas makinen vete dhe te degjoj muzike!
Ndjese cdo qyetari nga nje qytetare qe ben te pamunduren te jete nje shembull i mire per te gjithe, por besoj na ka ndodhur te gjitheve ndonjehere! Nuk kam asnje kompleks te kerkoj ndjese publike, madje mendoj qe kjo me ben njerezore!
Fundjave te bukur", shkruan moderatorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)