Pak kohë më parë u zbulua se këngëtari shumë i pëlqyer nga publiku, Shpat Kasapi është në një lidhje dashurie. Ai u kap mat me një vajzë të quajtur Selvije, teksa ndodheshin në një lokal në Shkup.

Më pas lidhja u konfirmua nga vetë Shpati, i cili nuk i ka kursyer dedikimet plot dashuri. Vetëm së fundmi, ai ka publikuar një foto pranë partneres në Instastory, shoqëruar me disa fjalë të ëmbla.

"Të premtoj se do ta mbaj me kujdes zemrën tënde dhe do ta mbush me dashuri", ka shkruar këngëtari.




