Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Dhjetor 2020, 11:11

Çfarë ylli: Veç ta shihni sa qenka rritur vajza e Linda Halimit

Në muajin mars të vitit që lamë pas, këngëtarja Linda Halimi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin Kaimana.

Linda, bashkëshorti i saj Davon dhe vogëlushja jetojnë së bashku në Amerikë. Këngëtarja është treguar shumë e rezervuar, duke mos publikuar foto të Kaimanës (përpos ditëve të para të ardhjes së saj në jetë).

Së fundmi, këngëtarja e njohur Tuna ka vizituar familjen dhe ka ndarë në rrjete sociale disa foto pranë tyre. Të gjithë vëmendjen e ka marrë Kaimana, e cila shihet se është rritur shumë dhe është bërë shumë e bukur.