Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Dhjetor 2020, 11:11

Ta nisësh ditën kështu: Gold Ag pozon me të birin që i fle mbi shpatulla

Para pak kohësh, reperi i njohur Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra u bënë prindër për herë të parë. Ermira solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Gueril.

Mëngjesin e sotëm ai ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël pranë vogëlushit. Reperi shihet duke fjetur gjumë, me të birin mbi shpatulla.

"Mirëmëngjes", ka shkruar Gold Ag krahas fotos, duke i bërë tag Guerlit, të cilit i ka hapur dhe një faqe të tijën në Instagram.