Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Dhjetor 2020, 10:10

Ish-konkurrenti i 'Përputhen' plas bombën: Ana ka bërë me mua të njëjtën gjë si me Arjonin

Ish-konkurrenti i "Përputhen", Erjon Gega ishte i ftuar së fundmi në emisionin "Shqipëria Live". Ai foli rreth fotos së postuar nga Arjoni, ku shfaqej me Anën në krevat.

Erjoni tregoi se i ka ndodhur e njëjta gjë si Arjonit me Anën. Ai deklaroi se ka pasur biseda me të dhe jashtë studios.

"E njëjta gjë ka ndodhur edhe mes meje dhe Anës. Jashtë emisionit kam pasur mesazhe, kam pasur telefonata deri në një moment. Ishte telefonata e fundit ajo që u bë shkak që unë të largohem nga emisioni. Në telefonatën e fundit Ana ka treguar fytyrën e saj të vërtetë. Po përdorte dy fytyra, një në studio dhe një jashtë studios. Ndodhi një gjest xhelozie mund ta quaj unë, nga ana e Anës, doli nga vetja duke kaluar në një tjetër nivel bisede gjë që më bëri ta mbyll telefonin dhe t'i bëja dhe bllok. Ana kur ishim jashtë studios me linte përshtypjen se më pëlqente, brenda në studio ndryshe. Kur shfaq xhelozi do të thotë se ka diçka, nuk besoj se ishin dashurie, por drejt asaj rruge", u shpreh Erjoni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)