Nga Shqipëria / E Premte 18 Dhjetor 2020, 22:10

U infektua me Koronavirus, Basha flet për gjendjen e të shoqes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se bashkëshortja e tij ishte infektuar me Koronavirusin, mirëpo tani e ka kaluar. Në një bashkëbisedim me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për veten dhe prindërit.

"Unë jam mirë, vajzat janë mirë, bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë çfarë është më e rëndësishmja. Të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten dhe prindërit. Të marrin masa sa herë janë në kontakt me ta”, është shprehur Basha.