Çifti shumë i dashur për publikun, Mozzik dhe Loredana më në fund janë rikthyer së bashku. Ato kanë filluar të bashkëjetojnë në Gjermani dhe sot kanë festuar 2-vjetorin e vogëlushes së tyre, Hana.

Dyshja i kanë organizuar të voglës një festë të bukur mes miqsh dhe nuk i kanë kursyer fotot në rrjete sociale. Loredana ka publikuar një foto të tortës me "Derrkucen Pepa" (personazh vizatimor), në të cilën është shkruar "Gëzuar ditëlindjen, 2".

Mozzik ka ndarë dy foto me të bijën, ku shfaqen me kapele në kokë.






