Nga Shqipëria / E Premte 18 Dhjetor 2020, 20:08

Plas keq sherri mes Melisës dhe Sindit: Po si moj të më thuash kurvë ti dhe...

Gjatë puntatës së sotme të "Përputhen" u transmetua takimi mes Melisës dhe Fationit. Në një pjesë të takimit dyshja folën për martesën. Takimi i tyre nuk u prit mirë nga Sindi, e cila u shpreh se sipas mendimit të saj Melisa do të martohet më shumë se një herë.

Pjesë nga biseda në studio:

Sindi: Unë uroj që Melisa të gjejë njeriun e duhur dhe të kalojë atë altar vetëm një herë në jetë, megjithatë dyshoj por gjithsesi...i uroj të ketë dasmën më të bukur.

Melisa: Turp të të vijë që dhe altarin e përdor për ofendim, por s'ke faj se je e vogël, je e papjekur...

Sindi: Është mendimi im

Melisa: Shyqyr që ke shkuar në Bukuresht dhe kam përshtypjen se vetëm violinës ke mësuar t'i biesh, se për tjera s'di asgjë, as çfarë flet...

Sindi: Zemër mos kalo se çfarë kam bërë unë me jetën time

Melisa: Po ti ku e di se ç'kam bërë unë me jetën time?

Sindi: Mos ngri zërin, diskutojmë si njerëz

Melisa: Nuk mund të flas qetë me ty, më kupton?

Sindi: O zemër ky është mendimi im që kam për ty, pse duhet të cënohem për këtë mendim?

Melisa: Ky nuk është mendim, ky është ofendim por ti nuk di, ti nuk ke logjikë për t'i ndarë gjërat.

Sindi: Dakord nëse ti mendon se unë nuk kam logjikë, ky është mendimi yt ama dhe ky është ofendim për mua, ama unë nuk e marr si puna jote. Mos i merr kaq...

Melisa: Po si moj të më thuash kurvë ti mua dhe unë të mos e marr si ofendim? A je në terezi çfarë thua? Seriozisht e ke?

Sindi: Ki kujdes me tonet e, se siç bërtet ti, mund të bërtas dhe unë

Melisa: Po bërtit moj

Sindi: Pse e paedukatë si puna jote jam unë?

Melisa: Ku e ke edukatën kur flet me atë fjalor që flet ti? Ku ka edukatë në atë që ke thënë ti?

Sindi: Merr dhe mëso si të debatosh, unë nuk bërtas si puna jote