Nga Shqipëria / E Premte 18 Dhjetor 2020, 19:07

Çfarë ndodhi? Noizy sapo i hodhi një thumb Taynës

Reperja e njohur Tayna ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re. Kënga titullohet "Johnny" dhe është pritur shumë mirë nga publiku, duke numëruar mbi 700 mijë klikime në më pak se 24 orë.

Teksti është shkruar nga vetë Tayna, ndërsa për muzikën është kujdesur Cricket. Pas publikimit, Noizy i ka habitur të gjithë me një postim që është marrë si thumb ndaj reperes.

Ai ka publikuar një pjesë nga kënga e tij "Naughty naughty", ku shprehet "She come for Johnny, She got the Johnny". Reperi është penduar për postimin dhe e ka fshirë.

Foto e ruajtur nga "Iconstyle"