Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, këtë të premte ka bërë me dije se pushimet e festave të fundvitit do të fillojnë me 24 dhjetor dhe do të zgjasin deri në javën e dytë të janarit.
Kushi ka deklaruar se pas pushimeve të fundvitit shkolla do të nisë më 11 janar dhe jo në 4, sikundër thuhej në urdhrin e mëparshëm.
“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.
Burimi: abcnews.al
