Mozzik dhe Loredana janë rikthyer së bashku dhe kanë filluar të bashkëjetojnë në Gjermani, duke krijuar kështu një familje të shëndetshme për vajzën e tyre.

Ditën e sotme vajza e tyre Hana ka ditëlindjen dhe Mozzik i ka bërë një dedikim emocionues.

“Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana! Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde, kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël. Zoti të dhashtë shëndet dashuri! Ti je krenaria ime, ti je suksesi im, ti je gjithçka për mua në këtë jetë. Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha. Të don Baba yt Urime datëlindjen e dytë!”, ka shkruar Mozzik.





