Nga Shqipëria / E Premte 18 Dhjetor 2020, 10:10

'Më ka mësuar me humbjen që në moshë të vogël', Lori flet për të atin

Në një intervistë për Top Albania Radio, Lori Hoxha ka zbuluar më shumë për veten e ndër të tjera ka folur edhe për jetën personale dhe për të atin e ndjerë, Dritan Hoxhën. Lori ka treguar se vdekja e tij e ka mësuar me humbjen që në moshë të vogël, dhe e ka bërë më të fortë, duke e ndërtuar si karakter.

Ndryshimet fizike vijnë me moshën dhe me ndërhyrjet, ato shpirtërore me eksperiencat? Tre gjërat që kanë shënuar Lorin shpirtërisht më tepër janë…?

"Vdekja e tim eti është e para, besoj pritej. Më ka mësuar me humbjen që në moshë të vogël, më ka bërë më të fortë dhe më ka ndërtuar karakter. Më ka krijuar dhe ca ‘daddy issues’ por për këto do flasim në një intervistë tjetër (qesh). Lindja e London është e dyta por jo më pak e rëndësishmja. Më ka bërë të besoj tek jeta përsëri në një moment ku çdo gjë dukej e zymtë dhe pa shpresë. Zhvendosjen në Londër do ta thoja të tretën. Ndryshova totalisht! Për mirë apo për keq se di, por di të them që kam më pak frikë nga jeta sot dhe që ja dal ta ndez lavatriçen dhe pa ndihmë. Kuptova po ashtu që në jetë shumë gjëra i kam marr pa shumë mund, dhe për disa gjëra në jetë duhet të mundohesh më shumë."