Në sondazhin e publikuar nga "Top Channel", Arjoni ka marrë 51.79% vota për rikthimin në "Përputhen". Mirëpo, a do të dilnin vajzat me të në takim?

Në puntatën e sotme të programit, Tea, Ana Kauri, Sindi dhe Melisa kanë deklaruar se janë kundër rikthimit të Arjonit në "Përputhen", pasi nuk do të dilnin më me të.
Tea: Jo për shkak të kësaj situate se nuk di kë të besoj, por për të gjitha ato që kanë ndodhur me mua dhe Arjonin nuk do dilja.

Ana: Nuk do dilja me Arjonin sepse ka shkelur rregulloren dhe ka bërë një veprim që s’më pëlqen aspak.

Sindi: Nëse Ana do kthehet është e drejtë të kthehet edhe Arjoni, por nuk do dal ndonjëherë me Arjonin.

Melisa: Absolutisht jo.

