Nga Shqipëria / E Enjte 17 Dhjetor 2020, 23:11

Arjoni i 'Përputhen' takohet me Shqipen dhe nxjerr foton

Pak javë më parë, gjatë një videoje live në Instagram, Arjoni i "Përputhen" zbuloi se do të takohej së shpejti me Shqipen, ish-konkurrente e programit. Ai tha se së bashku do të nxjerrin shumë të palara.

"Shqipen do e takoj shumë shpejt. Bashkë kemi për të nxjerrur të palarat që janë rreth e qark. Po iu them që tani, janë të palara shumë shumë tronditëse", u shpreh Arjoni.

Dita e takimit mes tyre ka ardhur dhe Arjoni e ka vërtetuar me anë të një fotoje të publikuar në Instastory. Ai shihet në shoqërinë e Shqipes dhe dyshja duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.