Nga Shqipëria / E Enjte 17 Dhjetor 2020, 23:11

Shqiptari vrau gruan, vajzën dhe veten, flasin fqinjët: E shoqja ishte e dëshpëruar...

Një shqiptar nga Kosova ka vrarë gruan, vajzën 17-vjeçare dhe më pas është vetëvarur me litar në verandën e shtëpisë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Gjermani dhe ka tronditur mbarë opinionin publik.

Së fundmi, mediat gjermane kanë raportuar se gruaja donte të ndahej nga bashkëshorti i saj. Çifti flinin të ndarë prej disa kohësh, madje burri ishte zhvendosur në një dhomë në bodrum.

Për rastin në fjalë kanë folur dhe fqinjët për BILD. Ata kanë treguar se e kishin parë gruan e autorit të krimit shumë të dëshpëruar përgjatë ditëve të fundit.

Në banesën e viktimave ndodhej dhe vajza tjetër, 14-vjeç, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar sulmit. Vajza e madhe e çiftit jeton në një qytet tjetër.

Burimi: "Abc News"