Nga Shqipëria / E Enjte 17 Dhjetor 2020, 18:06

I hoqën vizën/ Këta djem nga 'Përputhen' nuk do të dilnin më në takim me Anën

Rreth një javë më parë, Arjoni publikoi një foto ku shihej me Anën në krevat. Ai ka deklaruar se kanë pasur një histori dashurie, të cilën Ana e ka mohuar.

Prej ditësh, dyshja nuk janë paraqitur në "Përputhen" dhe ende nuk dihet nëse do të rikthehen. Në puntatën e sotme të programit, moderatorja Bora Zemani i pyeti djemtë nëse do të dilnin më me Anën pas kësaj situate.

Atdheu, Elvisi, Panajoti, Emini, Ervini dhe Marisi ishin të vetmit që votuan me "Po". "Deri sa të vërtetohet e kundërta Bora, po do dal", tha Atdheu.

"Përderisa Arjoni nuk ka një fakt, normal që do të besojmë Anën", u shpreh Panajoti.

Pjesa tjetër e djemve thanë që nuk do të dilnin më me Anën, nëse ajo rikthehet në "Përputhen".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)