Gjatë 24 orëve të fundit 15 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 1055 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar dot: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Tepelena, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Korça, të moshave 57-77 vjeç.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
