Stresi vazhdon të jetë në kërkim nga policia, pasi ishte një ndër personat kryesorë gjatë protestave të bëra për Klodian Rashën, i riu që u vra nga efektivi i policisë më datën 8 dhjetor.

Ndërkohë Stresi vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale ku përmes videove live i kërkonte dje policëve të mos qëndronin tek lagjia e tij dhe shprehej se e kanë të vështirë ta kapin.

Ditën e sotme, Stresi ka postuar në Instagram një foto me dy valixhe, ku tregon se është përgatitur për t’u larguar drejt një tjetër shteti.

“Ku? A po ikim shtet tjeter, shkojmë, shkojmë”, shkruan reperi.

