Nga Shqipëria / E Enjte 17 Dhjetor 2020, 11:11

Babait të Ledrit i bëjnë surprizën më të bukur pas lindjes së mbesës (Video)

Tre ditë më parë Ledri dhe Sara u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Çifti i ka vendosur të bijës emrin e veçantë Poem Blu dhe nuk i kanë kursyer fotot e të voglës duke na zbuluar portretin ëngjëllor.

Ardhja në jetë e vajzës së Ledrit i dha epitetin gjysh regjisorit, Agron Vula. Me këtë rast ai u befasua nga bashkëpunëtorët e tij, autorja e emisionit “Start up” Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi dhe kameramanët në RTV21.

Teksa në ambientet e RTV21 po xhiroheshin emisionet me këngë folklorike ku Vula është regjisor, bashkëpunëtorët e tij morën lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së reperit dhe ia thanë këngës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Gjyshi Agron mbeti i habitur dhe u gëzua nga surprizua. Ai me padurim pret ta takojë mbesën e tij Peom Blu, e cila lindi në Gjermani.